Ky është 47-vjeçari nga Prizreni që vdiq dy javë pasi u aksidentua

Aktuale

Ky është 47-vjeçari nga Prizreni që vdiq dy javë pasi u aksidentua

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 17:28
QKUK

Pas gati dy javësh trajtim në QKUK ka vdekur 47-vjeçari, që u aksidentua më 1 shtator në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

I ndjeri ishte duke lëvizur me një makinë për prerjen e druve, kur papritmas humbi kontrollin dhe u përplas, duke pësua kështu lëndime të rënda trupore, por që s’arriti t’u bëjë ballë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ibrahim Kollanin, i cili po trajtohej në njërën nga klinikat e QKUK-së, por pavarësisht intervenimit të mjekëve nuk mbijetoi.

Si pasojë e plagëve, ai ishte dërguar fillimisht në spital të Prizrenit ku mori ndihmën e parë, e më pas u transferua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat