Me sulme kibernetike sot gjatë ditës është ballafaquar edhe Telekomi i Kosovës për çka ka pasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve.
Përmes një njoftimi zyrtar nga Telekomi është bërë e ditur që sulmi ka filluar qysh nga ora 08:00 e mëngjesit, derisa thuhet se ekipet i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe po merren me parandalimin përfundimtar të sulmit.
Për këtë çështje Telekomi i Kosovës ka thënë se qytetarët do t’i mbajë të informuar.
“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 08:00 të mëngjesit.
Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marr intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës.