Mëngjesin e sotëm veprimtari nga Amerika ka shkruar disa fjalë teksa ka lënë Kosovën për të udhëtuar në vendin ku po jeton tashmë e një kohë.
Ramazan Bekteshi, i cili njihet për veprimtarin e tij të bujshme nga diaspora përmes disa fjalëve ka përmbledhur ngjarjet që kanë përfshirë Kosovën dhe rajonin.
Ai thotë që Kosovën e ka lënë në duar të sigurta mirëpo Shqipërinë si në kohën e Zogut, përcjell “Bota sot”.
Veprimtari përmendi edhe Maqedonin, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.
Kosova ende mbetet një xixë shprese e shqiptarizmës në ballkanin e trazuar, - dhe çdo përçarje atje eshtë edhe një shansë për armikun, vetëm të bashkuar e mposhtim Sërbinë, shkruan tutje Bekteshi.
Postimi i plotë
“Dallëndyshet” ikin me hezitim!
Kosovën e lash në duarë të sigurta, me një zot e zonjë shtëpie që kujdesen fort për njerëzit dhe tokën e tyre. Qytetarët e saj me votën e tyre kanë mbush një det shpresash me optimizëm në tokën e ‘djegur’ derisa një pjesë e humbësve, një pjesë e medias, Srbska, dhe sindikatat e orkestruara, e kanë mbush vendin plotë me dëshprim e mjegull!
Shqipërinë e lash ngjajshëm si në kohën e Zogut, në miqsi me Pashiqin dhe Serbinë, si për kob edhe sot, kryeministri i saj është në lidhje të ngushtë miqësore me kryetarin serb. Rama s’i thotë Vuçiqit të njeh Kosovën pas aq shumë tragjedive që ia shkaktoi asaj i vëllai tij, një kriminel lufte, por e mbron atë me të gjithë qenjen e tij prej tradhtari.
Lugina vazhdon të vuaj në ferrin serb, liria e saj, në teh të shpatës, derisa, një kryebashkiak atje, ec qorras. Për çudi atje s’ka protesta, sikur të ishte çdo gjë në rregull me te drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare. Po dy shtetet tona, çka bëjnë për Luginën!
‘Ilirida’ në MV, vazhdon të rrëshqasë në humnerë qe dy dekada, me një kastë politikanësh vazalë që synim kanë majat e pushtetit dhe profitin në dëm të lirive dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Lideri shqiptar pos tjerash është edhe argat i Ballkanit të hapur të Vuçiqit.
Mal i Zi: Një shqiptar faqe zi vie në pushtet, dhe si kryeministër i saj ia shkakton shtetit trathtinë e madhe, ai e rahaton kishën fashiste serbe në Mal të Zi dhe si një kamikaz i dha prioritet asaj , gjatë qeverisjes së tij 100-ditëshe. Këtij vazali s’i bënë përshtypje refuzimi i kishës fashiste serbe që ia bënë padrejtësisht pavarësisë së Kosovës por ai e rriti hegjemoninë e saj!
Kosova ende mbetet një xixë shprese e shqiptarizmës në ballkanin e trazuar, - dhe çdo përçarje atje eshtë edhe një shansë për armikun, vetëm të bashkuar e mposhtim Sërbinë. Me një Kosovë të konsoliduar e të fortë fiton Shqipëria (tani në një gjendje kritike) dhe të gjithë shqiptarët jashtë kufinjëve etnik.
Lamtumirë atdhe deri në takimin e radhës!