Qeveria e Kosovës sot ka miratuar dy projektligjet për Prokurorinë e Shtetit dhe të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë tha se fusha e drejtësisë është një nga prioritetet në këtë drejtim, në reformimin dhe avancimin e sistemit prokurorial.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se përmes këtij projektligji synojnë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial, përcjell Telegrafi.
“Hartimi dhe finalizimi i këtij drafti i kanë paraprirë një varg takimesh dhe me institucionet tjera dhe me shoqërinë civile. Është bërë fuqizimi i kritereve për prokurorë të Shtetit dhe Prokurorë të rokurorive, po ashtu janë qartësuar kompetencat e kryeprokurorit të shtetit mbi prokurorit e tjera në nivel më të ulët. Është saktësuar kompetenca e kryeprokurorëve në prokurorit që kanë përgjegjësi dhe të prokurorëve që punojnë aty…”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa, sa i përket Projektligjit të Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti u shpreh se Prokuroria Speciale është hallkë shumë e rëndësishme e sistemit prokurorial.
Ai tha se më këtë projektligj qartësohen përgjegjësit e këtij institucioni.