Profesori i drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Redingut në Britani, Marko Milanoviç ka deklaruar në intervistë për “Nova.rs” se “shefi i shtetit serb Vuçiq vendimin për ndalimin apo mbajtjen e paradës së krenarisë do ta marr varësisht nga ajo si i konvenon pushtetit të tij, sikur bënë sipas nevojës me krijimin e situatave tensioni artificiale në Kosovë”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.
Ai shprehet se nuk di si do ta zgjidh çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, përkundër presioneve të mëdha nga i gjithë perëndimi.
“Nuk di si do të veproj, sikurse edhe për paradën sepse varet nga teket e një personi. Ju kujtohet si veproi para disa muajve duke vendos kthesë të fuqishme ndaj Rusisë dhe shumica thanë se ai do ti vendos Rusisë sanksione dhe do kthehet ka perëndimi, Unë edhe atëherë pata deklaruar dhe kështu mendoj edhe tash se parashikimet e tilla janë të ngutshme dhe se Vuçiq dëshiron që opsionet e veta të i mbaj të hapura. E paragjykoj se ka shumë arsye për këtë të i frikohet Putinit” tha Milanoviç.
Në pyetjen dhe qëndrimit se shkaku i ndalimit të paradës , përmendet edhe situata në Kosovë? Profesori tha se kjo “thjeshtë është qesharake, Ndalimi i paradës nuk ka lidhje me situatën në Kosovë, në fakt këto janë tensione që atje krijohen në mënyrë artificiale. Ideja se policia dhe forcat tjera të sigurisë të Serbisë nuk mund të sigurojnë një tubim të qetë nga huliganët e dhunshëm dhe të mendojnë për Kosovën është thjeshtë pakuptim” .
“A po vëreni se ata që janë në anën e ndalimit të paradës nuk thirrën në situatën e jashtëzakonshme në Kosovë, por konsiderojnë se një pakicë nuk ka të drejtë kundër vullnetit të shumicës të protestoj në rrugë. Me fjalë tjera, ata paradën e ndalojnë edhe nëse në Kosovë është situatë e qetë plotësisht. Por thelbi i demokracisë nuk është vetëm në sundimin e ligjit, por edhe respektimin e të drejtave të pakicës, dhe tragjedia jonë është në refuzimin e mësimit të këtyre leksioneve të thjeshta.