Profesori dhe njohësi i çështjeve politikë, Enver Bytyçi ka reaguar për financimin e partive politike shqiptare nga kompanitë ruse.
Ai përmes një postimi në facebook, thotë se ishte Edi Rama që e ka denoncuar Lulzim Bashën se ishte financuar nga një kompani ruse.
Mirëpo, këtë Demokratët dhe Sali Berisha thotë se nuk e besuan.
“I pari që e ka denoncuar Lulzim Bashen për financimin e një kompanie ruse për të lobuar ne SHBA ishte Edi Rama. Që në fillim të vitit 2018-të! Demokratët, përfshirë zotin Berisha, nuk e besuan! Nuk e besuam, sepse nuk donim të besonim se njëshi ynë është aq naiv dhe foshnjarak, sa të pranonte paratë e Vladimir Putin për të ardhur në pushtet!
Por e vërteta tashmë u shpall publikisht nga shumë burime amerikane. Ishte inteligjencia amerikane që e publikoi këtë fakt”, shkruan profesori.
Ai thotë se, njerëzit e George Sorosit e mabjtën dosjen në ambasadë për të shantazhuar Bashën e për ta çuar në vetëvrasje politike.
“Po çfarë ndodhi deri më sot, po me amerikanët?
Njerëzit e George Soros në administratën amerikane u përpoqen ta mbyllin skandalin. Madje e mbajten dosjen Muzin në ambasadë për ta shantazhuar Lulzim Bashen e për ta cuar atë në vetëvrasje politike. Edi Rama po flet sot për vetëvrasjen politike të Vuçiq, sepse është i frikësuar se ai po jep dorëheqjen dhe ndërpritet lidhja e ndihmës për pushtet të të dyve. Ndërsa Luli e kreu këtë vetëvrasje kur besoi se çështja do të mbyllej”, shkruan tutje ai.
Bytyçi thotë se Rama e përdori Bashën kundër Demokratëve.
Sipas tij Bashën e përdorën edhe njerëzit e Sorosit.
“Megjithatë, ai që e denoncoi i pari, pra Edi Rama, e përdori Lul Bashën deri në pikën e fundit kundër demokratëve. E përdorën të gjithë njerëzit e Sorosit në ambasadën amerikane dhe në DASH. Edhe pse kishin të gjithë informacionin për këtë fakt. Kjo do të thotë se Sorosi, Rama e sorosianet e tjerë bashkëpunojnë edhe me të sponsorizuarit e Vladimir Putin, kur është puna për interesat e tyre! Nuk ka lidhje veprimtaria e sorosianeve me SHBA-të!”, thotë ai.
Sipas tij, Rama bashkëpunon me të sponsorizuarit e Putinit dhe me bashkëpunëtorët e ngushtë të tij.
“Kjo do të thotë se Edi Rama bashkëpunon jo vetëm me të sponsorizuarit e Putin, por edhe me miqtë e bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit rus, kur është fjala për pushtetin e tyre politik, material e financiar! Dhe si përfundim, unë besoj se sado i keq dhe i lig të jetë Basha, ata që e përdorën janë akoma më të ligj e më të poshtër se ai! Edhe ata që e besojnë ende janë njerëz pa integritet!”, përfundon prof. dr. Enver Bytyçi.