Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot se për herë të parë që nga paslufta, Kosova do të ketë institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit.
Mirëpo deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se një institut i tillë është themeluar qysh para 11 vjetësh.
Sipas saj, emra të respektuar si profesor Zejnullah Gruda, profesor Pajazit Nushi, profesor Ismet Salihu dhe profesor Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti.
“Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook:
Qenka lavdëruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, se Kosova për herë të parë do të ketë Institutin për hulumtimin dhe identifikimin e krimeve të luftës.
E vërteta është që Kosova ka themeluar Institutin për hulumtim dhe identifikim të krimeve të luftës para 11 vjetësh, në kohën kur ministrinë e Drejtësisë e udhëhiqte z.Hajredin Kuçi.
Emra të repektuar si prof. Zejnullah Gruda, prof. Pajazit Nushi, prof. Ismet Salihu, prof. Fejaz Granqolli ishin anëtarë të këtij Instituti.
Po ashtu, Instituti kishte edhe statutin e vet, por edhe pati grumbulluar dokumente dhe ishin bërë edhe publikimet e para, brenda dhe jashtë Kosovës.