Ismet Salihu: Instituti për krime lufte duhet të punojë edhe për 50 vitet e ardhshme

Aktuale

Ismet Salihu: Instituti për krime lufte duhet të punojë edhe për 50 vitet e ardhshme

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:23
Ismet Salihu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se për herë të parë që nga paslufta, Kosova do të ketë institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

Një institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011, por me vendimin e qeverisë ai është mbyllur në vitin 2018.

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, i cili ka qenë anëtar i institutit tashmë të shuar, e ka përshëndetur rithemelimin e tij.

Në një intervistë për emisionin Info Magazine, ai ka thënë se instituti që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit duhet të fillojë punën sa më shpejt.

“Ky institut duhet t’i ketë kushtet optimale dhe brenda 5-7 viteve ta kryejë hulumtimin e këtyre krimeve të luftës së vitit19 98-99 që janë të shumta”.

“Nëse angazhohen staf i duhur dhe entuziast, ata munden që ta kryejnë këtë. Por desha të shtoj se ky institut duhet të punojë edhe për 50 vitet e ardhshme për shkak se krimet e shtetit serb ndaj popullit të Kosovës nuk janë ndalur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat