Dallimi ndërmjet Qeverisë Kurti dhe atyre paraprake, është standardi i ri i politikbërjes në Kosovë.
Ka deklaruar në Info10, komentatori politik, Krenar Shala i cili shtoi se në qeverisjen e kryeministrtit, Albin Kurti nuk flitet më për vjedhje të tenderëve 50-60 milionë euro.
“Besoj që prej ardhjes në krye të kësaj qeverie përpos që është arritur gjëja kryesore që besoj unë që një shoqëri do të duhej të zhvillohej, është rritja e standardit. Pra, nuk flitet më a po vjedhën 50 milionë a 60 milionë. Por, janë disa kritika partikulare pse nuk po ia rritë rrogat sot, por nesër a mesnesër.
Pra, kjo është rritja e standardit. Dhe çdo qeveri që vjen pas kësaj qeverie, nuk mund të qeverisë në stilin siç kanë qeverisur më herët. Ka jashtëzakonisht shumë suksese kjo qeveri”, theksoi Shala.