Sveçla demanton Vuçiqin, e publikon videon kur policia sulmohet me municion vdekjeprurës në veri

Aktuale

Sveçla demanton Vuçiqin, e publikon videon kur policia sulmohet me municion vdekjeprurës në veri

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:24
Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar duke demantuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, teksa foli për grupet e armatosura dhe me uniforma që u shfaqen në veri të vendit mbrëmjen e 31 korrikut.

Ai teksa publikoi një deklaratë të Vuçiqit duke propaganduar për këtë çështje në Kuvendin e Serbisë, i pari i MPB-së me anë të shpërnardjes së një video tregon se si zyrtarët policorë janë sulmuar nga bandat kriminale në veri.

“Deklarimet dhe veprimet e Serbisë të cilat na i kujtojnë fundvitet e 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar”, shkroi ai krahas videos së publikuar në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat