​Nesër Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

Aktuale

​Nesër Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, të enjten Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në orën 10:00 hapen dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues.

Në ceremoninë e hapjes, një fjalë rasti do të mbajë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Po ashtu të pranishmëve do t’u adresohen edhe drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të mbahet edhe panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, debate dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat