Sipas Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, në veri të Kosovës mes datës 31 korrik dhe 1 gusht, kanë hyrë njerëz të armatosur nga Serbia, të cilët më pas kanë sulmuar Policinë e Kosovës.
“Ne kemi dëshmi të prezencës së grupeve të armatosura me maska e unifroma, në mes të natës së 31 korrikut dhe 1 gushtit. Siç e thatë edhe vetë, është hera e parë që Vuçiq e konfirmon atë që ne e kemi thënë që një kohë. Ne kemi dëshmi të prezencës së grupeve të armatosura me maska e unifroma, në mes të natës së 31 korrikut dhe 1 gushtit. Siç e thatë edhe vetë, është hera e parë që Vuçiq e konfirmon atë që ne e kemi thënë që një kohë”, deklaroi Sveçla.
E kjo deklaratë e tij, ka nxitur reagimin e profesorit universitar, Milazim Krasniqi.
“Sveçla: Po, ishin të armatosur, kanë hyrë prej Serbisë” Koment: Ministri po flet si analist politik. Ndërsa ministri duhet të japë përgigje në pyetjet: 1. Pse e sollët punën deri në atë gjendje konflikti, ndërsa nuk ishit të aftë të mbronit integriterin e vendit? 2. Pse u dhatë pretekst bandave serbe të dhunojnë territorin e Kosovës, duke mbetur fajtore qeveria e Kosovës? 3. Çka do të ndodhte me 1 gusht 2022, me bandat e armatosura nga Serbia në territorin e Kosovës, po të mos ndërhynte ambasadori amerikan natën e 31 korrikut 2022? 4.A keni mbledhë mend, apo doni me vazhdue me fiskultura të rrezikshme më 31 tetor?”, shkruan Krasniqi,
“Përgjigja e duhur: pas atij dështimi, me ç’rast bandat e armatosura nga Serbia kanë hyrë brenda Kosovës dhe kanë dalë pa ferrë në këmbë nga territori i saj, dorëheqja e ministrit të brendshëm do të duhej të ishte një akt moral”, përfundon reagimin` e tij profesor Milazim Krasniqi.