Abdixhiku: Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm

Aktuale

Abdixhiku: Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 21:41
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se motoja e organizimit të sotëm në Prishtinë ishte “Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”.

“Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – kjo ishte motoja e organizimit të sotëm në Prishtinë. Me gratë dhe vajzat e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëbiseduam për barazinë e domosdoshme gjinore që shoqëria jonë duhet të arrijë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai tha se propozimet e disa prej bashkëpartiakeve të tij do t’i shndërrojnë në politika programore të partisë dhe iniciativa ligjore në kuvend.

“Fjalimet dhe propozimet konkrete të Jehonës, Doarsës, Hykmetes e Vlorës, do t’i shndërrojmë në politika programore partiake si dhe në iniciativa ligjore në kuvend”, ka shtuar ai.

Ai tha se LDK-së i takon që në vend të zymtësisë depresive që të tjerët krijojnë sot, të japë shpresën e njëmendtë që vendi ynë e meriton.

“Duke i njohur nga afër potencialet e ekipeve tona, duke i njohur mirë dhe gratë e vajzat që sot bëjnë politikën e LDK-së, përveç se jam i bindur se ndryshimin do ta bëjmë bashkërisht, jam dhe krenar që po rrugëtojmë me to në çdo përpjekje përpara”, ka shtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat