Sarrazin: Bisedime produktive për liberalizim të vizave

Aktuale

Sarrazin: Bisedime produktive për liberalizim të vizave

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 00:22
Manuel Sarrazin

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Manuel Sarrazin,emisar për Ballkanin Perëndimor, i qeverisë së Gjermanisë,  u shpreh se është shumë optimist.

Madje ai tha  se, optimizmi i tij është rritur edhe më shumë, se kjo do të ndodhë së shpejti, ndonëse nuk dha ndonjë datë.

“Gjermania është mbështetje e madhe e liberalizimit, dhe po punohet shumë”, tha Sarrazin, raportin rtk

"Kam ndjesinë se ka bisedime produktive që po bëhen për liberalizim të vizave", tha ai, duke shtuar se kriteret për liberalizim të vizave janë të qarta dhe ato janë përmbushur.

I pyetur nëse liberalizimi mund të ndodh në fund të muajit tjetër, në mënyrë që intervista e radhës të realizohet me të në Berlin, por pa pasur nevojë të shkohet atje me vizë, Sarrazin tha se ky proces merr pak më shumë kohë sesa një muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat