Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se gjendet aktualisht në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai në Facebook tregoi se bashkë me të janë edhe kolegët nga Kuvendi i Shqipërisë.
Për këtë vizitë të Hotit, reagoi profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se gjatë këtij takimi ish-kryeministri Hoti do të takohet me ish-emisarin amerikan, Richard Grenell, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Avdullah Hoti në Amerikë
/Atje me siguri se do ta takojë edhe Richard Grenellin/
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se gjendet aktualisht në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me siguri atje do të takohet edhe me të preferuarin e tij ish-ambasadorin Richard Grenell sepse ai e rrëzoi qeverinë Kurti I të zgjedhur nga populli por që se bënte fare hesap Grenellin, për të vë në pushtet për kryeministër servilin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, Avdullah Hotin për t’i lëshuar pe Serbisë.
Ish-kryeminstri Avdullah Hoti i ka marrë të ‘falat’ për Grenellin edhe nga Isa Mustafa dhe Skënder Hyseni, miq të shpirtit të Grenellit.