Vitet e fundit është bërë fuqizimi dhe modernizimi i shërbimeve të mjekësisë ligjore në Kosovë. Kosova ka Institutin i Mjekësisë Ligjore (IML), i cili kryen disa shërbime të rëndësishme.
Flutra Goga-Bajrami drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se IML-ja ofron disa shërbime, edhe pse në Kosovë njihet për kryerjen e autopsive.
“Ne kryejmë disa shërbime, siç është edhe ekzaminime të ndryshme që pak njihen në opinion. Ne kemi dy laboratorë të cilët ndihmojnë mjekun për të gjetur shkakun e vdekjes. Ne përmes projektit të IPA-s kemi akredituar laboratorin”, tha ajo.
Sipas saj brenda vitet IML (IML) kryen deri 400 autopsi. Drejtoresha Goga-Bajrami bëri me dije se çdo vdekje që vlerësohet se është e dyshimtë, dërgohet në autopsi, por kjo bëhet vetëm më vendim të prokurorit.