I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka miratuar me një fjalë atë që ka shkruar kryeministri Albin Kurti pas takimit të mbrëmshëm me të në Prishtinë.
“Qartë”, ka shkruar gjermani në Twitter, për atë që ka postuar Kurti se u diskutua në takim.
“Diskutuam mbi nevojën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë të përqendruar në njohje reciproke në dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka qenë ajo që e ka shkruar Kurti dhe që e ka miratuar Sarrazin.
Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Sarrazin, u shpreh se është shumë optimist.