Krasniqi propozon 5 masa për ta tejkaluar krizën ekonomike

Aktuale

Krasniqi propozon 5 masa për ta tejkaluar krizën ekonomike

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:06
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kohët e fundit, Kosova po vazhdon të thellohet në krizë të rëndë ekonomike. Në fjalën e tij në sesionin vjeshtor, tha se qytetarët po varfërohen.

“Këto kriza po lulëzojnë si pasojë e kësaj qeverie. Kriza e rëndë ekonomike po varfëron qytetarin. Ata që kanë pasur të ardhura mesatare mezi po ia dalin të jetojnë, e ata me të ardhura të vogla po rrëshqasin në varfëri”, tha ai.

Kritika pati edhe për rënien e investimeve kapitale, duke thënë se kjo drejtpërdrejt ka ndikuar në mirëqenien e qytetarit.

“Të largohet akciza për produktet e naftës, të lejohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Trusti e kështu më radhë”, tha ai.

Ai ka propozuar edhe disa masa për u lehtësuar qytetarëve përballimin me krizën e rëndë ekonomike:

Të lirohen nga TVSH të gjitha mallrat e konsumit

Të lirohet konsumi i energjisë elektrike nga TVSH-ja

Të rriten pagat aq sa është norma e inflacionit

Të lejohet tërheqja e 30% të mjeteve nga Trusti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat