Tashmë ka dalë në publik. Projektligji për Paga për sektorin publik, doli sot në diskutim publik.
Tashmë të gjitha palët palët kanë mundësi që të japin mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me këtë Projektligj, deri më 6 tetor.
Zyra e Kryeministrit e ka publikuar këtë dokument,e bashkë e me të,edhe koeficientet e propozuar për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.
Bazuar në këtë Projektligj, koeficienti më i lartë në pagë do të jetë 18, dhe atë e ka vetëm presidenti/ja e vendit.
Pas presidentit/es, me pagën më të lartë është kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vijnë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me koeficientin 17.
Kryetari i Gjykatës Supreme ka koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficientin 15, kurse 14.5 e ka drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Mësimdhënësit në shkollat e mesme të larta është propozuar ta kenë koeficientin prej 5.8.
Kryetari i Prishtinës është propozuar që ta ketë koeficientin e pagës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera.