Murati e Krasniqi kapen për kriptovalutat, ja sa kanë deklaruar në AKK

Aktuale

Murati e Krasniqi kapen për kriptovalutat, ja sa kanë deklaruar në AKK

Nga: H.O. Më: 15 shtator 2022 Në ora: 12:06
Hekuran Murati/ Memli Krasniqi

Ministri Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, janë përplasur për kriptovaluta në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo sa kanë deklaruar ata të ardhura nga kriptovalutat në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Deputeti Memli Krasniqi ka deklaruar se të ardhurat vjetore të tij nga kripovalutat arrijnë në vlerën mbi 9.200 euro. Ato i ka deklaruar si bursa tregtimi online.

Image
Deklarimi i Memli Krasniqit

Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se posedon të ardhura nga letrat me vlerë, si vijon:

Image
Deklarimi i Hekuran Muratit

Tesla Inc (2014-2016), vlera e së cilës është 48.900 euro, Allianz SE në vlerën 4.300 euro, Volfsëagen AG në vlerën 4.600 euro dhe Netflix Inc. në vlerën 6.900 euro. Pra në total 64 mijë e 700 euro letra me vlerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat