Këta deputetë do ta zëvendësojnë Doarsa Kicën në komisione parlamentare

Aktuale

Këta deputetë do ta zëvendësojnë Doarsa Kicën në komisione parlamentare

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 12:23
Doarsa Kica-Xhelili

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e grupeve parlamentare për të zëvendësuar anëtarët e tyre nëpër komisione parlamentare. Këto propozime erdhën si pasojë e kalimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Grupi Parlamentar i VV-së ka propozuar që deputeti Valon Ramadani të emërohet në vend të ish-kryetareas Doarsa Kica Xhelilit, ndërsa për anëtar të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike është propozuar Arbëresha Hyseni- Kryeziu.

Gjithashtu, Saranda Bogujevci është propozuar në vend të Kica- Xhelilit që ishte si anëtare në Komisionin për Legjislacion.

Të gjitha këto propozime janë miratuar me 64 vota për dhe asnjë kundër.

Para një jave, Kica-Xhelili ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit për Administratë Publike.

“Unë personalisht e kam ofruar edhe zyrën time në Kuvendin e Kosovës meqenëse unë kam kryesuar Komisionin për Administratë Publike dhe tani do të jap dorëheqje nga i njëjti. Por kam pasur zyrën në kuvend dhe kam ofruar edhe t’i kopjojë çelësat e zyrës që si Guxo të takohemi dhe si të qëndrojmë si iniciativë politike”, tha Kica-Xhelili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat