Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të gjej zgjidhje me sindikatat për grevat dhe jo të jetë bllokues.
Lideri opozitar, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kreu qeveritar nuk duhet të sillet si Don Kishoti duke krijuar armiq imagjinarë.
Krasniqi: Gjej zgjidhje me sindikatat, mos u barrikado
“Po ju kërkojë dhe po ju them se duhet të zgjidhësh nyjën që ke bërë edhe vet. Kështu ecet përpara duke bërë zgjidhje dhe jo duke bërë bllokada. Unë e kuptoj se kërkesat që janë në grevë janë jashtë planifikimeve që ti ke bërë. Por, po ashtu ti e din shumë mirë se gjërat dhe situatat e tilla ndodhin, na kanë ndodhur edhe neve kur kemi qenë në qeverisje, kjo është normale. Veçmas kur kategoritë e caktuara shoqërore nuk e përballojnë koston e jetesës me pagat që i marrin. Sindikatat historikisht kanë qenë aleat me ty se me neve kur kemi qenë bashkë... Në vend që në fokus ta vendosje problemin ti e ke vendosur Rrahman Jasharin duke u treguar i fuqishëm para tij... Gjej zgjidhje ne do të mbështesim, por e ndjej mos u sill si Don Kishoti duke luftuar me mullinjtë e erës duke krijuar armiq imagjinarë të cilët realisht nuk i ke”, ka thënë ai.