Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit të 12-të për dhunimin e 11-vjeçares

Aktuale

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit të 12-të për dhunimin e 11-vjeçares

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Prishtinë – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të arrestuarit të dymbëdhjetë nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën ka njoftuar për ndalimin e të dyshuarit të moshës madhore, nën dyshimin për dhunimin e të miturës në qershor të këtij viti.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhej në njoftim e Prokurorisë.

Ndryshe, lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe 11 të dyshuar të tjerë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat