Muja tregon se me 1 shtator e çoi djalin në shkollë, ja si e takoi “mësuesin idealist”

Aktuale

Muja tregon se me 1 shtator e çoi djalin në shkollë, ja si e takoi “mësuesin idealist”

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:39
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tregoi në Kuvend se më 1 shtator e kishte dërguar në shkollë djalin e tij 6-vjeçar.

Muja tha se atje e kuptoi se “shkolla ishte e mbyllur”. Pastaj, rrugës tha se e takoi “mësuesin idealist”.

“Me 1 shtator, djali im është gjashtë vjet e gjysmë. Dhe mbaj në mend që në sesionin pranveror ka qenë shumë i ngarkuar. E di që e ka pritë me shumë entuziazëm ditën e parë të shkollës. Më 1 shtator e kam çuar në shkollë dhe shkolla ishte e mbyllur. Po flas si prind. Me atë dëshpërim, e kam takuar rrugës një mësues të vjetër. Quhej Rrahman Zeqiraj. Rrahmani ishte veteran i arsimit. Më tha që shoqja e tij ka qenë deputete e LDK-së një kohë dhe më tregoi dëshpërimin e madh me këtë situatë. Në bisedë me Rrahmanin e kam kuptu edhe atë mësuesin idealist”, tha Muja.

Më herët, Muja tregoi se “arsimi është pa si mjet për avancimin shoqëror dhe ekonomik të vendit”.

“Në këtë kohë na duhen më shumë idealistë”, tha Muja, duke theksuar se po flet “si hulumtues në këtë sferë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat