Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu ka treguar arsyen se pse kryeministri Kurti e ka lëshar seancën e Kuvendit më herët.
Kryeziu njoftoi se Kurti nga ora 14 do të takohet me Lajçakun, ku më pas do zhvillojë edhe takime të tjera, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë.