Gashi me shaka fton Metën e LVV-së t’i bashkohet LDK-së

Aktuale

Gashi me shaka fton Metën e LVV-së t’i bashkohet LDK-së

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:45
Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit Parlametar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, me shaka ka ftuar Burim Metën e Lëvizjes Vetëvendosje që të aderojë tek partia e tij.

Në pamjet e siguruara Gashi shihet disa herë duke e ftuar me dorë Metën që të rreshtohet kah vendet ku ulen deputetët e LDK-së teksa seanca e parë e sesionit vjeshtor është duke vazhduar, njofton Klankosova.tv.

Ditë më parë edhe deputetja e listës “Guxo”, Doarsa Kica-Xhelili, ka aderuar në LDK.

Pamjet e gjithë kësaj ngjarje që përcillet me të qeshura mund t’a ndiqni më poshtë: 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat