Diskutimi mes Konjufcës e Kurtit, Bislimit e Muratit, çfarë pa e dëgjoi Besnik Tahiri  

Aktuale

Diskutimi mes Konjufcës e Kurtit, Bislimit e Muratit, çfarë pa e dëgjoi Besnik Tahiri  

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:46
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur rreth pamjeve të publikuara sot ku shihet se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Kurti duke diskutuar dhe duket se ata nuk u pajtuan për diçka.

Ai në T7 tha se nuk e ka dëgjur komunikimin, mirëpo ai tregon se çka ‘shpërfaq’ kjo sjellje e Konjufcës dhe Kurtit.

“Nuk e dëgjova komunikimin, u pa që ishte një komunikim serioz mes kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit. Për hir të vërtetës me Glaukun kemi qenë në orën 09:30 në mëngjes shefat e grupeve dhe kemi diskutuar për një mocion procedural sa i përket debatit për grevën, për shkak se u dashke me liru sallën në orën 03:30 për një organizim tjetër. Aty u dakorduam.

Për hir të korrektësisë, Glauku tha se duhet me u komuniku me grupin parlamentar në mënrë që të bëhet ndryshimi i mocionit procedural. Tash ku qëndron problemi nuk e di, mirëpo normal që Glauku u ndi keq se pak a shumë e kish një dakordim me shefat e grupeve parlamentare, dhe ne këtë e bëjmë shpesh, dhe kjo nuk ndodhi. Në esencë kjo shpërfaq diçka tjetër, shpërfaq një arrogancë të numrave që po tkurren dhe vendimmarrjen në kuvend”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat