Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në qytetin Potsdam të Gjermanisë ku edhe po merr pjesë në një organizim të ish-ambasadorit Wolfgang Ischninger “M100 Special Talk”.
Siç citon, Henning Holf, kryeredaktor i gazetës “INTERNATIONALE POLITIK QUARTERLY” Osmani ka thënë se “Serbia është kthyer në një satelitë të Rusisë” dhe se “po vallëzon në ritmin e Putinit”
Shefja e shtetit ka folur edhe për situatën në veri të Republikës së Kosovës, duke thënë se tensionet në atë pjesë janë të dizajnuara për të destabilizuar vendin, rajonin dhe Bashkimin Evropian.