Qeveria jep detaje nga takimi Kurti - Lajçak

Aktuale

Qeveria jep detaje nga takimi Kurti - Lajçak

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 18:42
Foto nga takimi Kurti- Lajçak-Bislimi

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, njofton kabineti qeveritar.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

“U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajçak për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces”, thuhet tutje në njoftimin e ekzekutivit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat