Ish- drejtor i Doganës, Naim Huruglica, ka folur në cilësinë e ekonomistit se a mund t’i mbulojë buxhet i Kosovës kërkesat e sektorit publik, në ligjin për paga.
Ai ka thënë se ligji i ri pagave nuk është i definuar saktë dhe ,”në asnjë moment nuk po përcaktohet në asnjë moment çfarë parasheh, rritje apo nivelizim pagave për pozita e njëjta të cilat ushtrohen në administratë, apo edhe zbritje të pagës”, ka thënë Huruglica.
Ai ka thënë se treguesit makroekonomik që Kosova i ka në buxhet, nuk tregojnë se mund të këtë rritje të pagave.
“Pavarësisht që të gjithë po mendojnë që fjala ligji i ri pagave do të këtë rritje të pagave, treguesit makroekonomik sinjalizojnë se ka shumë pak hapësirë, që të këtë një rritje stubtanciale”, ka shtuar ai.