Finalizohen përgatitjet për inicimin e grupit tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi

Aktuale

Finalizohen përgatitjet për inicimin e grupit tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 21:31
Foto nga takimi

Kosova, Republika Domenikane dhe ekipi i Samitit për Demokraci nga Departamenti i Shtetit Amerikan kanë finalizuar përgatitjet për inicimin e grupit tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi.

Shefi i Stafit të presidentes, Blerim Vela, dhe Këshilltari Ligjor i presidentes, Yll Sadiku, kanw mbajtur takimin e radhës koordinues me partnerët nga Republika Domenikane dhe ekipi i Samitit për Demokraci nga Departamenti i Shtetit Amerikan lidhur me zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë.

“Takimi u mbajt me qëllim të përgatitjeve të nevojshme për lansimin e Grupit Tematik për Sundimin e Ligjit dhe Reformave në Drejtësi, të cilin Republika e Kosovës do ta udhëheq së bashku me Republikën Domenikane”.

“Ky grup tematik do ta ketë për qëllim që t’i mbledhë shtetet e interesuara për të diskutuar rreth zgjidhjeve bashkëkohore në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi dhe është rezultat i zotimeve të bëra nga Republika e Kosovës në Samitin për Demokraci të inicuar nga Presidenti Biden”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat