Konferenca në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, është një mundësi për progres që nuk duhet humbur, tha ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai tha në Twitter se pret që Kosova dhe Serbia të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania dëshiron që Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE dhe mbështetet në Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në atë proces në mënyrë konstruktive”, shkroi Rohde.
The conference on 3rd November in Berlin as part of the #BerlinProcess will be an opportunity for progress that we must not miss. Germany wants KOS/WEB6 in the EU and counts on both KOS/SRB to contribute to the process constructively. https://t.co/bqcxuMkxd1
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 15, 2022