Osmani flet me Scholz rreth shtytjes finale për liberalizimin e vizave

Aktuale

Osmani flet me Scholz rreth shtytjes finale për liberalizimin e vizave

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 22:43
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku kanë diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo ka thënë se ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave”.

“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat