Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nga Lista Guxo Haxhi Avdyli, e ka komentuar kalimin e Doarsa Kica – Xhelilit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Avdyli tha se ky është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve.
Ai theksoi se dallon kalimi nga PDK-ja në Vetëvendosje në krahasim me kalimin në partitë e tjera.
“Çdo kalim është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve. Dallon kalimi nga PDK në një koalicion e cila ishte duke bërë një punët shumë të mirë në reformën në drejtësi. Domethënë ikja nga reforma në drejtësi është e pajustifikueshme ” – tha Avdyli.