Gjithsej në Kosovë janë 138 raste aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 10 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 295 teste të bëra.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 persona, ndërsa kemi 138 raste aktive me këtë virus, njofton MSH.