Hysni Gucati është nisur drejt Aeroportit të Prishtinës nën përcjelljen e policisë së Eulex-it
Kreu i veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, ka ardhur sot në Prishtinë, për ta vizituar nënën e tij, e cila po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.
Pas takimit me të ëmën, Gucati është nisur për në Hagë.
Në këtë video që po qarkullon në rrjete sociale shihet eskorta që po e barte Gucatin për në aeroport, pak kohë pasi doli nga spitali.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/16/auto_Untitled1663344895.jpg)