Haradinaj: Është momenti më i mirë për marrëveshjen finale me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Është momenti më i mirë për marrëveshjen finale me Serbinë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:24
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët.

Para qytetarëve të Klinës, ai ka thënë se tani është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ë një postim në rrjetin social “Facebook”, ka treguar edhe për temat tjera që ka biseduar.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

I nderuar sot në mesin e qytetarëve të Klinës, në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët, i cili ka hyrë në javën e dytë.

Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Gjithashtu vlerësuam se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më u shpejt i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat