Fatmir Sheholli: Serbët do të kenë më shumë të drejta, do të përfitojë edhe Kosova

Aktuale

Fatmir Sheholli: Serbët do të kenë më shumë të drejta, do të përfitojë edhe Kosova

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:30
Fatmir Sheholli

Fatmir Sheholli ka follur rreth dokumentit 13 pikësh të përpiluar nga diplomatët e huaj që kanë qenë të përfshirë në një formë apo tjetrën në dialogun Kosovë-Serbi, dhe i cili ka për qëllim që të përfshihet në dialog si një kornizë e re.

Sheholli tha, se sipas këtij dokumenti Kosova do të përfitojë njohje të reja, si dhe do tu bëhet presion vendeve anëtare të BE-së, që se kanë njohur Kosovën.

Po ashtu, në dokument thuhet se serbëve të Kosovës do tu jepen më shumë të drejta seqë kanë tani sipas Kushtetutës së Kosovës.

‘Ka edhe elemente shumë të mira për Kosovës. Për shembull çështja e njohjeve të reja për Kosovën, çështja e pesë vendeve që se njohin Kosovë, liberalizmi i vizave, por në thembë serbëve ju jepën më shumë të drejta se që i kanë sot me Kushtetutë të Kosovës”, shtoi Sheholli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat