Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas kërcënimit të deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Mulliqi thotë se i vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u kërcënua më burgosje në Kuvendin e Serbisë, nga deputetja e SPS, Snezhana Paunoviq. Ajo u deklarua si e ikur dikur nga Kosova, dhe e cila me plotë mllef dhe racizëm, foli kundër Kosovës dhe deputetit Kamberi, i cili po shquhet me guximin e pashoq në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe në mbrojtje të pavarësisë të Kosovës.
“Ai u shqua edhe më herët për fjalimin 14 minutësh historik, duke iu përplasur në fytyrë shovenistëve serb, në Kuvendin e Serbisë, të cilën gjë kurrë nuk e kishte bërë askush më parë prej shqiptarëve. Shaip Kamberi ruajti dinjitetin njerëzor dhe atë kombëtar. Ky është bërë tashmë shembulli më i mirë i atdhetarizmit. Serbisë i tha troq për vrasjet dhe deportimet nëpër varrezat serbe të shqiptareve gjatë luftës. Ja pra kjo është fytyra e Serbisë të Vuҫiqit”, vlerëson ai.
Mulliqi thotë se kur bëhët fjalë për Kosovën, Kamberi është i vetmi opozitarë në Kuvendin e Serbisë.
“Kjo është Serbia, që po e kërcënon Kosovën me luftë, dhe Kosovën Lindore, e ka lënë të pazhvilluar dhe në mjerim social. Kamberi ka shkruar në fb lidhur më kërcënimin nga Paunoviq, duke thënë ”Se Kosova më mua, apo pa mua, është e pavarur”. “Nëse kemi gabuar më lirimin e Albin Kurtit, mos të gabojmë më, që nuk po e burgosim Shaip Kamberin” thotë shovinistja Paunoviq. Kjo shoviniste serbomadhe po dëshiron më burgos Kamberin, kur dihet se secili deputet më ligje konforme i sigurohet e drejta e fjalës së lirë”, thekson ai.
Analisti politik thotë se serbët dhe Serbia kanë mbetur me logjikën e mesjetës. Në emër të serbizmit, serbët kanë bërë gjithë ato zullume historike dhe në luftën e fundit.
“Dhe, askush deri më tash nga serbët nuk ju kërkojë falje shqiptarëve për gjenocid. Si duket pak në këtë shtet kanë mbetur mendje të shëndosha, e më së paku atu ku ishte dashur të ketë, në Kuvendin e Serbisë. Edhe ky fjalim i deputetes të SPS, Paunoviq është tregues së kemi të bëjmë më një Serbi naciste, si është naciste edhe deputetja Paunoviq”, thotë Mulliqi për ‘Bota sot’.