Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se nuk pritet që të ketë reduktime të energjisë elektrike, teksa blloku A-3 do të ndalet për disa ditë.
Përmes një njoftimi në Facebook, nga KEK-u bëjnë të ditur se njësia A-3 është në punë, por planifikohet të ndalet për 4 apo 5 ditë.
“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
KEK Njoftim:
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore.
Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Gjithë t'mirat,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
Korporata Energjetike e Kosovës