Osmani falënderon Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, për mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave

Aktuale

Osmani falënderon Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, për mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 22:08
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falendëruar Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, në mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se ky proces tashmë i vonuar, është rikthyer në agjendën e duhur falë angazhimit të institucioneve shtetërore.

“Shumë faleminderit Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për angazhimin e tyre të vendosur ndaj vizave. për popullin e Kosovës.

Ky proces i vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes punës së palodhur dhe agjendës së qartë të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve tanë” shkroi Osmani në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat