Deputeti i LVV-së: Opozita me sindikata po shantazhon Qeverinë

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Opozita me sindikata po shantazhon Qeverinë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 09:24
Sali Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba ka akuzuar partitë opozitare se po përdorin sindikatat për të shantazhuar Qeverinë.

Ai thotë se këtë po e bëjnë në mungesë kapacitetit dhe kredibilitetit për të shtruar çështje.

“Të njëjtat subjekte që dikur e shantazhonin njëra tjetrën sot nuk e kanë hapësirën e as potencialin sepse nuk e kanë kredibilitetin për të shtuar çështje se jo për të mbrojt kauza, kështu që konsideroj se kanë gjetur format sindikale ti barrikadojnë ose t’i mbështesin me sy mbyllë ose me ato versionet e shantazheve të dikurshme”, ka thënë Zyba.

Ai ka thënë se seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, ka dëshmuar se sindikatat kanë mbështetje të partive opozitare e jo të anëtarësisë së tyre apo të qytetarëve.

“Me faktin që i japin mbështetje ose me format që i japin mbështetje jo vetëm në mungesë të potencialit e të bërit opozitë, por përpiqen të gjejnë forma duke ju dhënë mbështetje grupeve të interesit, këtë rast sindikatave sepse afërsia me ta ka qenë e ka hershme po është edhe e pandashme. Seanca e fundit e Kuvendit ka qenë mënyra më e mirë me kuptua se ku e kanë mbështetjen sindikatat e jo të anëtarësia e qytetarët”, ka thënë deputeti i VV-së.

Ai ka thënë se Qeveria ka reaguar më kohë për kërkesat e sindikatave duke miratuar Projektligjin për paga. Zyba është shprehur se vonimi i këtij Projektligji është për faj të Qeverisë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat