Vlora Çitaku ankohet për rrymë, fajëson kryeministrin

Aktuale

Vlora Çitaku ankohet për rrymë, fajëson kryeministrin

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 10:23
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është ankuar për mungesë të rrymës, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

Çitaku ka shkruar se duke ndërprerja e energjisë elektrike në këtë kohë, e paralajmëron një dimër të vështirë.

Për këtë, Çitaku e ka fajësuar kryeministrin e vendit.

“Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret.

Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinetin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.

Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet”, ka shkruar Çitaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat