Zyrtari i PDK-së, Ramë Buja, ka bërë me dije se letrën e dorëheqjes nga Kryesia e PDK-së e ka bërë që dy muaj.
Nuja ka treguar se vazhdon të mbetet anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.
Megjithatë, ai nuk ka treguar arsyet e dorëheqjes nga kryesia.
Ai ka thënë se arsyet i di kryesia dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Ka dy muaj që kam dhënë dorëheqje nga Kryesia e PDK-së, por vazhdojë të jem anëtar i Këshillit Drejtues”, ka thënë Buja.
Buja ka thënë se dorëheqja e tij nuk ka fare të bëj me degën e PDK-së në Lipjan.
“Arsyet unë ia kam dorëzuar Kryesisë dhe Kryetarit. Nëse e keni marrë letrën ato janë arsyet, nuk ka diçka tjetër. Arsyet do t’i merrni atëherë kur ta merrni shkresën. Jo, nuk ka bëjë me degën hiç kjo”, ka thënë Buja.