Asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejfullah Sejfullahu nga fshati Krushë i Rahovecit ka treguar se ka thyer njërën dorë teksa ishte duke ndihmuar në pastrimin e podrumeve.
“Gjatë vërshimeve të mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmu me pastru podrumet, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, tjetrën e kam plasaritë, andaj për pak kohë do jem out!” ka shkruar Sejfullahu në facebook.
Ai ka ndarë edhe një fotografi të tijën ku shihet se po mban dorën e lidhur.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/17/auto_image-661663426527.png)