​Vërshimet shkaktojnë rrëshqitje gurësh në disa rrugë, ftohet për kujdes në trafik

Aktuale

​Vërshimet shkaktojnë rrëshqitje gurësh në disa rrugë, ftohet për kujdes në trafik

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrëmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasur rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj, rritje të rrezikut në trafik, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren për të pastruar rrugët ku pa pasur shembje të tilla.

Në rrugën Pejë -Rugovë, në segmentin 1.5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, andaj luten pjesëmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar.

Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat