Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e ka quajtur “të papranueshëm” për Kosovën, planin e paraqitur në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.
Sipas këtij plani, marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve do të nënshkruhet në vitin 2023, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht.
“Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE”, thuhet në raportin e publikuar sot nga media.
E sipas ish-deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo do të thotë shpërblim masiv për Serbinë.
“Dmth jo njohje, por shpërblim masiv për Serbinë per sjellje destruktive???
Plan i papranueshëm”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook./BS