Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar vizitën e parë të kryeministres serbe Ana Brnabiq në Kosovë.
Ai ka thënë se është koha që Serbia të pranojë realitetin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, përcjell Bota sot.
Reagimi i Ben-Meir në Facebook:
Gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë, kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka shprehur gatishmërinë për kompromis.
Është koha që Serbia të zgjohet me realitetin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Sa më shpejt që Vuçiç dhe autoritetet e tjera ta pranojnë këtë realitet, aq më të mëdha do të kenë përfitimet ekonomike, politike dhe të sigurisë si Serbia ashtu edhe Kosova brenda komunitetit evropian.