Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor në Istog, Ilir Ferati është zgjedhur kryetar i ri i degës së LKD-së në këtë komunë.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë, por këto të Istogut vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës.
“Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithëherë”, ka shkruar ai.