Zyrtarët e BE-së nuk komentojnë nëse ka një kornizë të re për dialogun

Aktuale

Zyrtarët e BE-së nuk komentojnë nëse ka një kornizë të re për dialogun

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk komentojnë aludimet nëse ekziston një kornizë e re për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Si rregull i përgjithshme dhe çështje e parimi ne nuk komentojmë dokumentet e pretenduara të raportuara nga mediet, sa i përket autencitetit e as përmbajtjes”, u përgjigj zëdhënësi i BE-së Peter  Stano, i pyetur t’i konfirmojë pohimet se ekziston një dokument i ri.

Stano, gjithashtu, rikujton  se pikërisht për këtë çështje është pyetur edhe përfaqësuesi i veçantë për dialog, Miroslav Ljҫak gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kur ai ishte shprehur i habitur me përmendjen e një, siҫ  thuhet, ‘armature të re” në dialog.

Peter Stano lidhur me këtë vetëm përsëriti se në vizitën e fundit të Lajҫakut me dy diplomatët nga Gjermania, përkatësisht Franca, u përcoll mesazhi i qartë se çështjet e vështira politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit gjithëpërfshirës duhet të trajtohen në një mënyrë më të vendosur dhe më të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat